Politike

Meta ironizon Kongresin e Arsimit: Nuk mbulohet dot dështimi! Shqipëria ka buxhetin më të vogël në rajon

Meta deklaron se Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin, teksa radhit problematikat. 

12 Shtator 2022, 10:12 Nga A.B
Meta ironizon Kongresin e Arsimit: Nuk mbulohet dot dështimi!
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar Kongresin e Arsimit të organizuar nga Ministria e Arsimit, pjesë e të cilit ishte dhe kryeministri Edi Rama. Teksa ka ndarë një foto me një vajzë të vogël, Meta thotë se nuk mbulohet dot dështimi i shtetit në fushën e arsimit. Meta shton se Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin, teksa radhit problematikat që ka kjo fushë. 

Postimi i Metes:

Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës. Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës. Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit. Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

ilir meta

Sondazh

Poll