Politike

VIDEO/ Begaj bën gafën, ecën kur luhet himni i Italisë, Mattarella përpiqet ta ndalojë

Protokolli në fakt tregon se duhet të qëndrosh në vend kur luhet himni kombëtar i një vendi, sidomos gjatë një vizite zyrtare.

12 Shtator 2022, 11:27 Nga F.M

VIDEO/ Begaj bën gafën, ecën kur luhet himni i Italisë,

ITALI- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video ku Presidenti Bajram Begaj shihet teksa ecën ndërkohë që banda frymore luante himin e Italisë. Ky gjest ka vënë në siklet edhe vetë Presidentin e Italisë Sergio Mattarella. Ky i fundit përpiqet ta ndalojë, por më pas niset drejt tij dhe ecin të dy. Protokolli në fakt tregon se duhet të qëndrosh në vend kur luhet himni kombëtar i një vendi, sidomos gjatë një vizite zyrtare.

Postimi:

Gafa e rradhës! Presidenti ynë ecën ndërkohë që banda luan himnin e Italise, duke vënë në siklet edhe presidentit italian Mattarella i cili disa herë tenton ta ndalojë edhe nuk arrin të kuptoj se cfarë po ndodh. Si gjeneral duhet të kishte më shumë dijeni për protokollin e shtetit ose të mos pushonte nga puna njerëzit që dinë.

 

ina zhupa bajram begaj sergio mattarella

Sondazh

Poll