Art&Argëtim

“Do iki të bëj filmin”, si e gënjeu regjisori i ndjerë Xhuvani familjen, gunga në këmbë që e çoi drejt Italisë

14 Gusht 2019, 16:15 Nga DOSJA
“Do iki të bëj filmin”, si e gënjeu regjisori i

TIRANË– Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e sotme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij. Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit. Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij.

Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë. Familaj e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.

Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhet të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme. Por fatkeqësisht në vend të Gjergjit familja mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë. Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture kostandin xhuvani luiza xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani kostandin xhuvani luiza xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani

Sondazh

Poll