Art&Argëtim

Kampi i Zadrimës, të burgosurit ngrinin në krahë 330.000 m3 dhè

14 Gusht 2019, 13:12 Nga DOSJA

Dokumentet e rralla, ku zbulohet në detaje, se si ngriheshin kampet e punës së detyruar për të burgosurit politik në Shqipëri dhe si shfrytëzoheshin ata. Detaji i vetëm që e shqetësonte regjimin, ishin kostot për ndërtimet shtesë nga dyqanet tek kinematë, për familjet e policëve që ruanin kampin me rreth 1000 të dënuar…

Punët më të vështira e munduese, gjatë viteve të regjimit komunist, gjithmonë bëheshin nga të burgosurit. Çdo herë që projektohej një vepër për t’u ngritur, një kënetë për t’u tharë, një qytet, aeroport, uzinë apo fabrikë për t’u ndërtuar etj, në të gjithë projektet, detaji i pari që ishte i garantuar, ishte fuqia punëtore nga të burgosurit, kryesisht ata politikë.

Pasi kjo fuqi ishte e garantuar (duke shkelur çdo normë të të drejtave njerëzore), regjimi mendonte kostot e ndërtimit të veprave dhe në këto kosto, ishte edhe ngritja e kampeve ku do të mbaheshin të izoluar të burgosurit. Por ngritja e kampit nuk parashikonte vetëm barakat ku mbaheshin të dënuarit, por edhe shumë ndërtime shtesë që parashikoheshin për drejtuesit e kampit, policët dhe familjarët e tyre. Ministria e Ndërtimit, në një varg dokumentesh të saj, ngrinte shqetësimin se nga viti në vit, ndërtimi i kampeve lëvizëse për të burgosurit, që i transferonin nga një front pune në një tjetër, po bëhej gjithnjë e më i kushtueshëm, pasi Ministria e Brendshme i shtonte kërkesat financiare cdo vit, duke kërkuar ambjente shtesë, sidomos për familjarët e policëve, nga dyqanet ushqimore, deri tek sallat e kinemasë.

Dokumentet ekskluzive që Kujto.al sjell sot, kanë të bëjnë me zhvendosjen e kampit të Zadrimës nga fshati Naraç, për në fshatin Baqel të Zadrimës. Edhe pse distanca ishte rreth 12 kilometra, ndërtimi i kampit të ri, ishte i nevojshëmburgosurit, ishte përllogaritur se do të ishte rreth 330.000 m3 e veç kësaj, do të ndërtoheshin një varg veprash arti, si ura betoni apo edhe druri, etj.

Shqetësimi i vetëm i organeve të regjimit në këtë rast, ishte kostoja e ndërtimit të kampit, e cila kapte shifrën 34 milion lekë. Dhe kjo më së shumti, ishte kosto e ndërtimeve jashtë barakave të të burgosurve, pra ndërtime për stafin drejtues të kampit, policë dhe familjet e tyre. Shkresat mes Ministrisë së ndërtimit dhe kryeministrisë për këtë kamp, janë të shumta. Sot, sjellim relacionin që shpjegon detajet e ndërtimit të këtij kampi dhe hartën skicë se ku ishte parashikuar ndërtimi i tij.

 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

Ministrija e Ndërtimit.

Drejtorija Organizim Kontrollit.

Nr. 690 Sekret

Tiranë, më 11/X/1955

LANDA: Mbi spostimin e kampit Zadrimës.

ZAV/ K R Y E M I N I S T R I T

SHOKUT KOÇO THEODHOSI

T I R A N Ë

Për njoftim:

MINISTRIS SË P. TË MBRENDSHME

T I R A N Ë

Bashkanjitur Ju përcjellim një relacjon mbi spostimin e kampit të burgosurve nga katundi Naraç për në katundin Baqel të Rethit Zadrimës në fund të këtij vitit, për kryerjen e punimeve bonifikuese dhe vaditëse të fushës Zadrimës gjatë vitit 1956.

Lutemi, mbasi të studjohet nga ana e Juaj, të na njoftohet përfundimi dhe veçanërisht mbi sigurimin e materialeve të nevojshme për ngritjen e kampit të cilat janë urgjente.

Në Mungesë

M I N I S T R I.

(JOSIF PASHKO)

ZAV/M I N I S T R I

(Ing. Kristaq Gliozheni)

(vula, firma)

Lidhje: Një relacjon.         

Një skicë.        

 

Marrë nga:  Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur kampi zadrimes kampi zadrimes

Sondazh

Poll