Art&Argëtim

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

14 Gusht 2019, 13:08 Nga DOSJA
Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

ITALI– Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 56- vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani.

Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte shkuar në një klinikë në Romë për t’u kuruar, aty ku humbi edhe jetën.

Gjergj Xhuvani është i njohur si regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ndër filmat e tij më të spikatur përmendim: I dashur armik – (2004); Parullat -(2001) apo edhe Hije që mbeten pas – (1985). Zhuvani qe i pari që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Ndërkohë që para se të ndahej nga jeta, Xhuvani po punonte për realizimin e fundit “Liqeni im”.

E pandarë me të ishte edhe aktorja Luiza Xhuvani, e cila ka marrë pjesë në shumë prej filmave të tij në shumë role kryesore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture gjergj xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani gjergj xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani

Sondazh

Poll