Aktualitet

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, përplasen tre makina, dy persona të lënduar

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Subashit. 

11 Shtator 2022, 20:04 Nga DOSJA
Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, përplasen tre
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Subashit. 

Në aksident dyshohet se janë përfshirë tre makina, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spitalin e Gjirokastrës, ndërkohë që shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore si dhe grupi i hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

aksident ne aksin gjirokaster-tepelene

Sondazh

Poll