Aktualitet

I shiste kokainë parukieres, arrestohet shqiptari në Itali

Për këtë, një shqiptar u arrestua në Assisiate dhe u dërgua në burgun perugian të Capanne. 

11 Shtator 2022, 19:44 Nga I.A
I shiste kokainë parukieres, arrestohet shqiptari në Itali
Karabinieret

ITALI- Shkoi për të prerë flokët dhe i shiste kokainë parukieres. Për këtë, një shqiptar u arrestua në Assisiate dhe u dërgua në burgun perugian të Capanne. 

Corrieredellumbria shkruan se sipas policisë, parukierja ka deklaruar se shqiptari e kishte furnizuar me drogë për rreth dy vjet, periudhë gjatë së cilës janë bërë rreth 100 shkëmbime. Shkwmbimi i fundit ka qenw me peshë 35 gram dhe u kap nga dy policë të komisariatit të Asizit. 

Për parukieren u vendos masa e sigurisë 'arrest shtëpie'. Burri, i mbrojtur nga avokati Gianni Dionigi, u përpoq të shfajësohej, por sipas gjyqtarit hetues Valerio D'Andria nuk janë aspak bindëse deklaratat e të dyshuarit, i cili ka mohuar të ketë takuar parukierin për shitje droge. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll