Aktualitet

VIDEO/ Aksident në Rrugën e Arbrit, mjeti përfundon në humnerë, nëna e fëmija dërgohen në spital

Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Në mjet ndodhej drejtuesja bashkë me një fëmijë.

11 Shtator 2022, 15:27 Nga A.B
VIDEO/ Aksident në Rrugën e Arbrit, mjeti përfundon në
Aksident

MIRDITË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur 'Ura e Spatës' në rrugën e Arbrit. Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Në mjet ndodhej drejtuesja bashkë me një fëmijë. Këto të fundit janë nxjerrë nga mjeti e ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që mësohet se janë nisur drejt spitalit më të afërt.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

aksident ne rrugen e arbrit aksident

Sondazh

Poll