Aktualitet

FOTOLAJM/ Rrëqebulli i Ballkanit kapet nga kamerat kurth në Pogradec

Kjo specie prej kohësh nuk ishte parë në këto zona.

11 Shtator 2022, 16:35 Nga F.M
FOTOLAJM/ Rrëqebulli i Ballkanit kapet nga kamerat kurth në Pogradec
Rrëqebulli i Ballkanit

TIRANË- Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar në zonën e mbrojtur të Gurit të Nikës. ADZM ka publikuar pamjet nga kamerat kurth që kanë filmuar një specie e cila prej kohësh nuk ishte parë në këto zona.

“Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, Pogradec. Kamerat e kurthit të vendosura nga AdZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar. Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë. Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,”- shkruan ADZM.

rreqebulli i ballkanit

Sondazh

Poll