Aktualitet

U sulmua nga Irani/ Rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë, në Qafë-Thanë mbetet i bllokuar

Aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë

11 Shtator 2022, 09:00 Nga A.B
U sulmua nga Irani/ Rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë, në
Verifikimet

KORÇË- Ditën e sotme është rikthyer sistemi TIMS në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës. Sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë. Kjo do të bëjë që qytetarët të mos presin më në radhë siç ka ndodhur dy ditët e fundit.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer sistemi, ç'ka mbetet ende problem. Edhe sistemi TIMS në Rinas është rikthyer mëngjesin e sotëm, duke sjellë një normalizim të situatës në hyrje-daljet e vendit. 

Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH. "Numerim mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës ka filluar", ishte mesaqzhi që hakerat iranianë publikuannë faqene tyre Homelandjustice, si kërcënim për vendin tonë.

Prej dy ditësh pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2022, 22:13 k.m.

Aksident i 3-fishtë në Tiranë

Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet ...