Aktualitet

Sulmi kibernetik nga Irani, reagon SHBA: Aktivitet keqdashës ndaj Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet për të zbutur pasojat e sulmit, që vjen pas një tjetër sulmi të madh, atij të 15 korrikut, të sponsorizuar nga Irani.

11 Shtator 2022, 07:59 Nga A.B
Sulmi kibernetik nga Irani, reagon SHBA: Aktivitet keqdashës ndaj
White House

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik që rrëzoi për disa orë sistemin TIMS në vendin tonë, duke shkaktuar kaos në dogana dhe në Porte. Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet për të zbutur pasojat e sulmit, që vjen pas një tjetër sulmi të madh, atij të 15 korrikut, të sponsorizuar nga Irani.

SHBA pohon se po ofron asistencën e saj që Shqipëria të rimëkëmbet nga ky sulm.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe rimëkëmbur”, thuhet në reagimin e NSA-së amerikane.

Prej dy ditësh pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2022, 22:13 k.m.

Aksident i 3-fishtë në Tiranë

Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet ...