Aktualitet

VIDEO- Operacion ‘blic’ në Fushë-Krujë, FNSH blindon rrugët, kontrolle për persona në kërkim

Kontrolli iu nënshtrua çdo automjet që kalonte në aksin ku ndodheshin pikat e kontrollit të Policisë dhe FNSH.

11 Shtator 2022, 07:49 Nga A.B
VIDEO- Operacion ‘blic’ në Fushë-Krujë, FNSH blindon
Kontrolle

FUSHË- KRUJË- Një operacion blic është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Krujës. Në këtë operacion morën pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia ka nisur prej ditësh kontrolle në Krujë ndërsa shtrihen në akse e zona të ndryshme të rrethit.

Kontrollet u bënë për ndalimin e personave ne kërkim, persona që lëvizin me armë apo sende të tjera të jashtëligjshme. Kontrolli iu nënshtrua çdo automjet që kalonte në aksin ku ndodheshin pikat e kontrollit të Policisë dhe FNSH. Nuk dihet nëse ka pasur persona të ndaluar nga policia. 

fnsh ne fushe kruje kontrolle ne fushe kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2022, 22:13 k.m.

Aksident i 3-fishtë në Tiranë

Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet ...