Aktualitet

Zgjedhjet në Suedi, kandidat edhe një shqiptar, kush është Shaip Morina

Shaip Morina është kryetar i një dege nga Partia Socialdemokrate në qytetin e Malmos në Suedi.

10 Shtator 2022, 21:31 Nga k.m.
Zgjedhjet në Suedi, kandidat edhe një shqiptar, kush është
Shaip Morina

SUEDI- Nesër, më 11 shtatorit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Suedi, por pjesë e kësaj gare është edhe shqiptari Shaip Morina. Ai është kryetar i një dege nga Partia Socialdemokrate në qytetin e Malmos në Suedi.

Në Suedi në këto zgjedhje garohet për 349 ulëse në Kuvend, e më pas, përmes shumicës parlamentare zgjidhet edhe kryeministri i Suedisë.  Riksdag është asambleja më e lartë vendimmarrëse e Suedisë. Zgjedhjet për Riksdag mbahen çdo katër vjet, të dielën e dytë të shtatorit. Ky është një shans për qytetarët që të vizitojnë qendrat e votimit për të zgjedhur personat që do t'i përfaqësojnë në parlament. Zgjedhjet për kuvendet komunale dhe rajonale mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Pas zgjedhjeve, më 12 shtator, Bordi administrativ i qarkut fillon numërimin përfundimtar të votave. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nuk do të jetë gati derisa bordi administrativ i qarkut të ketë përfunduar numërimin e votave. 

Aktualisht qeverinë suedeze e udhëheqin pikërisht socialdemokratët, por edhe në sondazhet e tanishme prinë Partia Socialdemokrate. Ndërsa tre kandidatët kryesore për kryeministër janë: Magdalena Andersson, Ulf Kristersson dhe Jimmie Åkesson.

shaip morina

Sondazh

Poll