Aktualitet

Radhë të gjata, kjo është situata në portin e Durrësit, dogana ende pa TIMS

Qytetarët janë të lodhur nga pritja e gjatë, e janë shpërndarë kudo.

10 Shtator 2022, 22:22 Nga k.m.
Radhë të gjata, kjo është situata në portin e
Foto nga pritja

DURRËS- Kaosi dhe radha vazhdon në portin e Durrësit për shkak se prej disa orësh sistemi TIMS nuk funksionon si pasojë e sulmit kibernetik. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të siguruara nga "OraNews", qytetarët janë të lodhur nga pritja e gjatë, e janë shpërndarë kudo.

Edhe pse janë shtuar punonjësit e Policisë për të bërë regjistrimet manuale nëpërmjet regjistrave, situata mbetet sërish e rënduar, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim se kur mund të rikthehet sistemi TIMS. 

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Sot, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

durres porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2022, 22:13 k.m.

Aksident i 3-fishtë në Tiranë

Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet ...