Aktualitet

Dy aksidente brenda 30 minutash në Lezhë, plagosen 3 persona, 2 janë rëndë

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por vetëm 2 janë në gjendje të rëndë për jetën. 

10 Shtator 2022, 21:17 Nga k.m.
Dy aksidente brenda 30 minutash në Lezhë, plagosen 3 persona, 2
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Dy aksidente janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, brenda 30 minutave. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua.

Të dy më pas janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Një çift gjerman, të cilët po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por vetëm 2 janë në gjendje të rëndë për jetën. 

lezhe aksidente ne lezhe

Sondazh

Poll