Bota

A është i sëmurë?! Fotot e gishtave të fryrë të mbretit Charles III qarkullojnë në rrjet, nga se vuan?

Fotografitë e duarve të sundimtarit të ri kanë qarkulluar në internet që kur Mbretëresha vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare në rezidencën e saj Blamoral.

10 Shtator 2022, 15:00 Nga k.m.
A është i sëmurë?! Fotot e gishtave të fryrë
Charles III

BRITANI E MADHE- Fotot e gishtave të fryrë dhe të kuq të mbretit Charles III po qarkullojnë në internet dhe me këtë rast, Dr. Gareth Nye ka folur për mediat duke i qetësuar të gjithë dashamirët, por jo vetëm. Fotografitë e duarve të sundimtarit të ri kanë qarkulluar në internet që kur Mbretëresha vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare në rezidencën e saj Blamoral.

Dr. Nye, një pedagog i lartë në Universitetin e Chester, foli për Daily Star dhe dha mendimin e tij për shëndetin e monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se "shumë arsye" që mund të çojnë në ënjtje të gishtave.

Një mundësi është edema.

A është i sëmurë?! Fotot e gishtave të fryrë

"Edema është një gjendje në të cilën trupi fillon të mbajë lëngje në gjymtyrë, zakonisht në këmbë dhe kyçe, por edhe në gishta, gjë që çon në ënjtjen e tyre. Një tjetër shkak mund të jetë artriti. Artriti është një tjetër gjendje e zakonshme në moshën mbi të 60-at. Shpesh prek nyjet e gishtit të madh ose nyjet e gishtave. Gishtat e këmbëve zakonisht bëhen të ngurtë dhe të fryrë, dhe ndërsa mjekimi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, ënjtja mbetet. Ka edhe disa shkaqe më pak të zakonshme. Psh; një dietë me shumë kripë,"- shpjegoi ai.

Por pavarësisht këtyre shkaqeve të mundshme, Dr Nye thotë se nuk ka asnjë arsye që të shqetësohemi lidhur me shëndetin e mbretit Charles III, i cili sapo ka marrë fronin e Britanisë së Madhe, 

mbreti charles iii vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll