Bota

Po festonte vdekjen e Mbretëreshës, gruaja sulmohet nga njerëzit, autoritetet i mbyllin dyqanin

Jacki Pickett, e cila është pronare e Jaki Fish and Chip Shop, po përballet me zemërimin e internetit pasi ka festuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

9 Shtator 2022, 23:00 Nga I.A
Po festonte vdekjen e Mbretëreshës, gruaja sulmohet nga njerëzit,
Jacki Pickett

SKOCI- Videoja e pronares së Jaki Fish and Chips, Jacki Pickett duke festuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth në Muir of Ord u bë virale dhe shumë njerëz po e kritikojnë atë. Jacki Pickett, e cila është pronare e Jaki Fish and Chip Shop, po përballet me zemërimin e internetit pasi ka festuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. 

Kjo pronare e restorantit u pa duke kërcyer dhe spërkatur shampanjë teksa mbante një shenjë të pandjeshme që shpallte vdekjen e monarkut. Duke qenë se ajo po bënte kërdinë në lokalitet, forcat e rendit u detyruan të mbyllnin dyqanin.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin William.

jacki pickett vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll