Aktualitet

Aksident në Përmet, makina përplaset me bordurat rrugore, lëndohet 41-vjeçarja

Për pasojë të aksidentit ka mbetur e lënduar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin e Përmetit për të marrë ndihmë mjekësore.  

9 Shtator 2022, 19:49 Nga I.A
Aksident në Përmet, makina përplaset me bordurat rrugore,
Foto Ilustruese

PËRMET- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përmet-Çarshovë. Mësohet se një automjet tip Toyota me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë të aksidentit ka mbetur e lënduar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin e Përmetit për të marrë ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Përmet - Çarshovë, në vendin e quajtur "Strëmbec", automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barrierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne permet

Sondazh

Poll