Aktualitet

Sherr me italianët, arrestohen dy shqiptarë në Itali, të riut i ngacmuan të dashurën

Karabinierët konstatuan ngacmimin e kryer nga një 36-vjeçar vendas ndaj të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar.

9 Shtator 2022, 18:41 Nga I.A
Sherr me italianët, arrestohen dy shqiptarë në Itali, të
Policia italiane

ITALI- Dy shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar në Itali. Caffebaiadomizia shkruan se me katër persona në pranga ka përfunduar sherri që shpërtheu në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës, mes italianëve dhe shqiptarëve. Karabinierët konstatuan ngacmimin e kryer nga një 36-vjeçar vendas ndaj të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar.

 Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë. Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit në përleshje me gurë dhe shkopinj. Policia arriti me vështirësi t'i ndalojë dhe të rindërtojë arsyen e sherrit. Më pas ka nisur arrestimi dhe për të katërt do të ketë gjykim të drejtpërdrejtë. 

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll