9 Shtator 2022, 14:46
Nga A.B
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme ndaj aksionit të ndërmarrë nga qeveria për konfiskimin e kateve pa leje në pallate. Ajo e cilëson një aksion gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e saj Facebook, Açka shkruan se qeveria ka nisur një uzurpim dhe brutalitet vetëm për të tërhequr vëmendje nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
STATUSI:
A keni ndonjë fije turpi?! Po sekuestroni godina shumëkatëshe pa lejë? Po kush i lejoi këto godina të ndërtohen? Ju! Ky është një aksion i pastër gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë me të cilin i gjobitët dje shqiptarët. Sa kohë nuk ka të ndëshkuar për këto shkelje dhe dorëheqjet tuaja, kjo është vetëm kozmetikë. Kështu e nisët pushtetin, duke sekuestruar ikona, gjysmat e të cileve tani një zot e di ku janë. Uzurpimi pas shpine, brutaliteti fashist pa kurrfarë shqyrtimi të rregullave dhe ndërgjegjjes, është domeni juaj i pushtetit. Aty jemi në substancën tuaj dhe të parëve tuaj. Doni t’iu shërbeni shqiptarëve? Çlironi edhe rrugicat e qyteteve nga kioskat e patronazhistëve tuaj.
Rama paralajmëroi ndërtuesit disa ditë më parë. Ai tha prerë se çdo kullë e ngritur për përfitim ekonomik do të prishet apo dhurohet në mënyrë të publikut. Kreu i qeverisë përmendi dhe pallatin e ndërtuar në Farkë dhe kërkoi gjithashtu heqjen e shefit të komisariatit që ka lejuar ngritjen e kësaj godine pa leje. Pa përmendur emra, Rama tha se milionerët që ngrenë kulla pa leje do të ndiqen penalisht nëse nuk pranojnë parablerje apo ta dhurojnë pronën për publikun. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se nëse ndërtuesi tenton të përdorë gjykatat, do shuhet si faktor ekonomik.
flutura acka konfiskimi i kullave
Aktualitet
9 Shtator 2022, 14:40
k.m.
Ylli Manjani dhe Edi Rama me Pëllumb Salillarin
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar konfiskimin e 1200 mij&eum...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 14:29
A.B
Momenti i arrestimit
POGRADEC- Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar në Tepelenë, pasi i vodhi çantën e ...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 14:26
d.a.
helikopter
ITALI- Një italian dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Ailano të Casertas pasi jan&eu...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 13:39
k.m.
VLORË- Pak orë pas denoncimit në rrjetet sociale, të një personi që kishte nxjerrë në bregun e detit gomonen në p...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 13:29
A.B
Moti
VLORË- Ditën e sotme është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë. Shkak janë bërë reshjet e...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 13:17
A.B
Ambasada
TIRANË- Ambasada Britanike i ka komunikuar Ministrisë së Jashtme Çështjeve dhe Misioneve Diplomatike në Shqipë...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 13:14
k.m.
SARANDË- Dy persona që po transportonin emigrantë të paligjshëm janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit. N...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 13:05
A.B
Autobusi
TIRANË- Një vajzë ka mundur të kapë brenda urbanit në kryeqytet një grabitës. Në videon e 'JOQ' thuhe...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 13:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.P., është vënë në pranga nga Policia e Tiran...
Aktualitet
9 Shtator 2022, 12:53
A.B
Policia
FIER- Një tjetër tentativë për vrasje brenda familjes ka ndodhur në vend. Policia ka mundur të parandalojë nj&eu...