Aktualitet

VD- Grabiti një çeke duke i marrë me forcë çantën, arrestohet 54-vjeçari në Tepelenë

Ky person i ka vjedhur një shtetase çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash.

9 Shtator 2022, 14:29 Nga A.B
VD- Grabiti një çeke duke i marrë me forcë
Momenti i arrestimit

POGRADEC- Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar në Tepelenë, pasi i vodhi çantën e dorës një shtetaseje çeke. Ky person i ka vjedhur një shtetase çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase çeke, për vjedhjen e çantës së dorës së saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë punës hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit, shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë. Pas kërkimeve të pandërprera nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. H., i cili në datën 07.09.2022, në qytetin e Tepelenës, i ka vjedhur shtetases çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë. Materiale në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhj

grabitje ne tepelene tepelene

Sondazh

Poll