Aktualitet

Mjeti përplas biçikletën në Maliq, ndërron jetë 65-vjeçari

65-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 

9 Shtator 2022, 15:28 Nga F.M
Mjeti përplas biçikletën në Maliq, ndërron jetë
Foto Ilustruese

MALIQ- Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se 65-vjeçari është përplasur nga një makinë në momentin që po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Symiz. 65-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 

Njoftimi: Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit. 

aksident ne maliq

Sondazh

Poll