Aktualitet

Tentoi të vidhte bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, kapet pas 8 vitesh 38-vjeçari

Ngjarja ndodhi në Kamzë në vitin 2014 nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.

9 Shtator 2022, 13:00 Nga k.m.
Tentoi të vidhte bankomatin e filialit të një banke në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.P., është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pai 8 vite më parë tentoi të vidhte të vidhte para në bankomatin ne një filiali banke. Ngjarja ndodhi në Kamzë në vitin 2014 nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare. Po ashtu, i prangosuri, rezultonte i dënuar në Francë dhe Itali për trafik të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chips”.  Operacioni, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, në bazë të një procedimi penal të vitit 2014, të rifilluar në prill të këtij viti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Chips".

Si rezultat i ketij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: - A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali. Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni chips

Sondazh

Poll