Aktualitet

Sarandë, po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona

Në pranga kanë përfunduar Andon Pulaj dhe Alfred Dedaj, njëri nga Mirdita dhe tjetri nga Shkodra.

9 Shtator 2022, 13:14 Nga k.m.

Sarandë, po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm,

SARANDË- Dy persona që po transportonin emigrantë të paligjshëm janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit. Në pranga kanë përfunduar Andon Pulaj dhe Alfred Dedaj, njëri nga Mirdita dhe tjetri nga Shkodra. Kjo pasi të dy janë kapur në Xarrë duke transportuar me kamionçinë 30 emigrantë të paligjshëm. 

Njoftimi i Policisë:

Qafë Botë

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Thirty”.

Transportonin 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Thirty”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në Mirditë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

 

 andon pulaj alfred dedaj operacioni thirty

Sondazh

Poll