Bota

Gazetari i BBC: Meghan qëndroi larg Balmoral prej frikës se nuk do të mirëpritej nga Familja Mbretërore

Dukesha e Sussex qëndroi mbrëmjen e djeshme në Londër pasi vendosi të mos udhëtojë në Skoci me Harry-n, pas asaj që është përshkruar si një 'ndryshim plani' i vonuar.

9 Shtator 2022, 08:42 Nga A.B
Gazetari i BBC: Meghan qëndroi larg Balmoral prej frikës se nuk do
Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Meghan Markle mund të mos ketë udhëtuar në Balmoral me Princin Harry nga frika se nuk do mirëpritej nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, tha korrespondenti mbretëror i BBC -së, Nicholas ëitchell. 

Dukesha e Sussex qëndroi mbrëmjen e djeshme në Londër pasi vendosi të mos udhëtojë në Skoci me Harry-n, pas asaj që është përshkruar si një 'ndryshim plani' i vonuar.

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it konfirmoi më herët se çifti do të udhëtonte në 'Skoci' së bashku pas lajmeve për shëndetin e keq të Mbretëreshës.

Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell, tha në transmetim: "Ajo mund të mos jetë e mirëpritur jashtëzakonisht ngrohtësisht, për të qenë krejtësisht e sinqertë në lidhje me këtë."

Vdekja e Mbretëreshës u konfirmua më pas nga Familja Mbretërore në orën 18:30 ditën e djeshme.

Burimi: Dailymail

meghan markle vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll