Bota

FOTO/ Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth, zbulohet “pema” e trashëgimisë së familjes monarkike të Britanisë

Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II ka bërë që të ndryshojë edhe hierarkia në familjen mretërore. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth është bërë i ditur edhe pasardhësi i saj i cili do të jetë i biri, Princi Charles i Uellsit. Në pemën e familjes mbretërore gjenden edhe pasardhësit e Princit dhe "zotërit" e fronit mbretëror britanik të së ardhmes.

9 Shtator 2022, 07:51 Nga s.s
FOTO/ Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth, zbulohet
Mbretëresha Elizabeth

BRITANI- Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II ka bërë që të ndryshojë edhe hierarkia në familjen mretërore. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth është bërë i ditur edhe pasardhësi i saj i cili do të jetë i biri, Princi Charles i Uellsit. Në pemën e familjes mbretërore gjenden edhe pasardhësit e Princit dhe "zotërit" e fronit mbretëror britanik të së ardhmes.

Mbreti Charles ka lindur më 14 nëntor në vitin 1948. Ai është i pari në linjën e pasardhësve, Charles ishte monarku britanik në pritjen më të gjatë për tu bërë mbret. Princi i Uellsit është trashëgimtari i parë mbretëror që fiton një diplomë universitare.

Princesha e Uellsit, Diana, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 1981 deri në 1996, kishin dy fëmijë së bashku, William dhe Harry. Pas vdekjes së Princeshë Dianës në vitin 1997, Princi i Uellsit në vitin 2005 u martua me Camilla, dukeshën e Cornwall.

Ndërsa, Princi Uilliam ka lindur më 21 qershor në vitin 1982, rreshti i ardhshëm i fronit pas babait të tij Charles, ka arritur gradën më të lartë arsimore nga çdo anëtar i familjes mbretërore. 

Catherine, Dukesha e Kembrixhit, me të cilën u martua në vitin 2011, kanë tre fëmijë së bashku, Princ George, 9 vjeç; Princesha Charlotte, 7 vjeç dhe Princ Louis, 4 vjeç. Familja jeton në Adelaide Cottage, një pronë me katër dhoma gjumi në terrenin e Kështjellës Windsor, Berkshire, rreth 25 milje nga Londra.

FOTO/ Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth, zbulohet
“Pema” e trashëgimisë së familjes monarkike të Britanisë

mbreteresha elisabeth ii vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll