Bota

Britania në zi! Anulohen eventet e ndryshme, nga ndeshjet sportive tek shfaqjet e muzikës klasike

Dhe festivali i muzikës klasike me famë botërore BBC Proms anuloi ngjarjet e tij sot dhe nesër si shenjë respekti për Mbretëreshën.

9 Shtator 2022, 08:05 Nga A.B
Britania në zi! Anulohen eventet e ndryshme, nga ndeshjet sportive tek
Elizabeth

MBRETËRI E BASHKUAR- Ndeshjet sportive të planifikuara për ditën e sotme në Angli kryesisht janë anuluar, duke përfshirë ndeshjet e futbollit në Ligën e Futbollit Anglez dhe Ligën e Futbollit të Irlandës së Veriut, një vendim ende nuk është marrë për ndeshjet e Premier League dhe Football League të fundjavës.

Garat me kuaj u ndërprenë, ndërsa loja në ndeshjen testuese mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut u anulua. Në golf nuk do të ketë lojë në Kampionatin BMW PGA , ndërsa faza e gjashtë e garës së çiklizmit në Tour of Britain, e vendosur të zhvillohet sot, nuk do të vazhdojë.

Shfaqjet teatrore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pritet të vazhdojnë, duke mbajtur një minutë heshtje. Ceremonia e ndarjes së çmimit Mercury Music Prize u anulua të enjten në mbrëmje pasi disa të nominuar kishin mbërritur tashmë për shfaqjen.

Dhe festivali i muzikës klasike me famë botërore BBC Proms anuloi ngjarjet e tij sot dhe nesër si shenjë respekti për Mbretëreshën.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin William dhe Dukën e Sussex, Princ Harry.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll