Bota

VD- 'Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën', qytetarët jashtë Buckingham Palace, s'mbajnë dot lotët pas vdekjes së Elizabeth

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës në pritje të lajmit tragjik.

9 Shtator 2022, 07:59 Nga A.B
VD- 'Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën',
Njerezit

MBRETËRI E BASHKUAR- Ky është momenti kur turmat jashtë Pallatit Buckingham filluan të këndojnë "God Save the King" pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Monarkja ndërroi jetë dje në moshën 96-vjeçare, njoftoi Familja Mbretërore për botën në një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale.

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës në pritje të lajmit tragjik. Një video tregon njerëzit e përlotur duke kënduar 'Zoti shpëtoftë Mbretëreshën'. 

“Kishte heshtje totale jashtë Pallatit Buckingham ndërsa lajmet u përhapën, dhe më pas turmat shpërthyen në këngën: God Save the King”, shkroi Anna Stewart në Twitter.

Për 70 vjet, britanikët e dinin që fjalët e himnit mbretëror ishin "Zoti Save Mbretëreshën" .

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin William dhe Dukën e Sussex, Princ Harry.

vdes mbreteresha elisabeth

Sondazh

Poll