Bota

Vizita e këshilltarëve të Scholz dhe Macron në Kosovë, zyra e Kurtit jep detaje për takimin

Lajmin është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave ku njoftohej për axhendën dhe takimin e ditës së sotme.

9 Shtator 2022, 08:33 Nga d.a.
Vizita e këshilltarëve të Scholz dhe Macron në Kosovë,
Kurti, Lajcak dhe Vucic

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të presë sot në një takim në orën 10:00, përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák si dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Lajmin është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave ku njoftohej për axhendën dhe takimin e ditës së sotme.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

miroslav lajçak ne kosove albin kurti aleksander vucic jens plotner dhe emmanuel bonne ne kosove

Sondazh

Poll