Aktualitet

Gabimi i ERTV! Rama nxjerr 'live' Ballukun në dy vende njëkohësisht, e fshin pas 'përballjes' me Kuvendin

Balluku doli 'live' në dy vende njëkohësisht.

8 Shtator 2022, 15:01 Nga F.M
Gabimi i ERTV! Rama nxjerr 'live' Ballukun në dy vende
Belinda Balluku

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur operacionin e konfiskimit të ndërtimeve pa leje vetëm një ditë pasi dha paralajmërimin për milionerët. Por, transmetimi 'live' nga Farka doli blof në momentin që në terren shihej zëvendëskryeministrja Belinda Balluku krah kryetares së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici. Në të njëjtin moment, Balluku po fliste nga Kuvendi në lidhje me energjinë elektrike. 

Ky gabim u kap brenda pak sekondave nga skuadra e ERTV, e cila hoqi transmetimin 'live' të Facebook-ut të kryeministrit Edi Rama dhe operacioni i konfiskimit u ndërpre. Madje postimi është fshirë nga profili i Ramës.

belinda balluku

Sondazh

Poll