Bota

Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore, Meghan Markle nuk shkon pranë saj! Harry niset vetëm drejt Skocisë

Meghan do të qëndrojë në Londër, por nuk do të marrë pjesë në çmimet WellChild. Dukesha mund t’i bashkohet Harry-t në Skoci në një datë të mëvonshme.

8 Shtator 2022, 18:24 Nga e.k
Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore,
Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeth II

BRITANI- Dukesha e Sussex-it Meghan Markle nuk po udhëton për në Balmoral me Dukën e Sussex-it.

SkyNews shkruan, Harry po udhëton vetëm. Shumë anëtarë të familjes mbretërore kanë nxituar në kështjellën skoceze, pasi dolën lajme se mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj”.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, gjithashtu nuk po udhëton për në Aberdeenshire, pasi po kujdeset për tre fëmijët e saj në Windsor. Meghan do të qëndrojë në Londër, por nuk do të marrë pjesë në çmimet WellChild. Dukesha mund t’i bashkohet Harry-t në Skoci në një datë të mëvonshme.

elisabeth ii eshte keq meghan markle

Sondazh

Poll