Bota

Mbretëresha në gjendje të rëndë, spikeri i BBC shfaqet i veshur me të zeza, plasin komentet: Që të jesh gati?

Huw Edwards është shfaqur i veshur me xhaketë e kravatë të zezë.

8 Shtator 2022, 17:06 Nga F.M
Mbretëresha në gjendje të rëndë, spikeri i BBC shfaqet
Huw Edwards

LONDËR- Veshja e spikerit të BBC ka rënë në sy të mediave e madje u mor si një mesazh për gjendjen në të cilën ndodhej Mbretërehsa Elizabeth II. Huw Edwards është shfaqur i veshur me xhaketë e kravatë të zezë. Një komentues në rrjetet sociale e konsideron të nxituar si veprim. 

"Një kravatë e zezë tani, për të kursyer kohë ndoshta? Që të jesh gati,"- shkruhet në koment. 

Më herët gjatë ditës së sotme, Pallati Buckingham konfirmoi se mbretëresha ishte vënë nën mbikëqyrje mjekësore pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. E gjithë familja po i qëndron pranë.

huw edwards elisabeth ii eshte keq

Sondazh

Poll