Bota

“Ura e Londrës ra”, fjala-kod që do lajmërojë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth! Çfarë ndodh më pas

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse kryeministrin e zgjojnë, ose është zgjuar, ai do informohet nga nënpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.

8 Shtator 2022, 17:45 Nga e.k
“Ura e Londrës ra”, fjala-kod që do lajmërojë
Mbretëresha Elizabeth II

BRITANI- Gjendja shëndetësore e mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II është shumë e rëndë. Lajmet që vijnë nga ishulli tregojnë se e gjithë familja mbretërore ndodhet në Kalanë Balmor ndërkohë që dhjetëra mjekë po i shërbejë monarkes britanike.

Por çfarë do të ndodhë në Britani nëse Mbretëresha Elizabeth do të ndërrojë jetë?

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse kryeministrin e zgjojnë, ose është zgjuar, ai do informohet nga nënpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.

Sipas një plani të publikuar në vitin 1960-të, dhe që u bë publik në “Politico” por që më pas shkrimi u zhduk menjëherë thuhet se 10 minuta pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, flamujt do të valëviten në gjysmështizë, faqja e internetit e familjes mbretërore do të zbehet dhe Mbreti tashmë  Charles do t’i drejtohet kombit gjatë turneut në MB.

Deri më tani nuk ka asnjë lajm nga Pallati Mbretëror në lidhje me gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës ndërkohë e gjithë familja mbretërore është në Skoci. Pavarsisht reshjeve të shiut dhjetëra qytetarë janë mbledhur jashtë "Buckingham Palace" në pritje të lajmeve për shëndetin e saj.

elisabeth ii eshte keq

Sondazh

Poll