Bota

Mbretëresha Elizabeth II në gjendje të rëndë! Kryeministrja britanike merr letrën urgjente

Ende nuk dihet se çfarë shkruhet në letrën e dërguar Truss. 

8 Shtator 2022, 16:38 Nga F.M
Mbretëresha Elizabeth II në gjendje të rëndë!
Lizz Truss dhe Mbretëresha Elisabeth II

MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministrja e re britanike, Lizz Truss ka marrë një letër urgjente në lidhje me gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth. Ende nuk dihet se çfarë shkruhet në letrën e dërguar Truss. 

Një zëdhënës mbretëror tha: “Pas vlerësimeve të mëtejshme këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Harry dhe Meghan, të cilët janë në mes të një turi mbretëror në Evropë, ndryshuan planet e tyre për të udhëtuar për të parë Mbretëreshën.

Mbretëresha Elisabeth II është keq. Lajmin e ka bërë me dije vetë Buckingham Palace. Sipas të dhënave të para, mbretëresha është nën vëzhgimin mjekësor në Balmoral pasi bluzat e bardha janë të shqetësuara për shëndetin e saj. 

mbreteresha elisabeth ii elisabeth ii eshte keq lizz truss

Sondazh

Poll