Bota

Njihej si Tyson! Brenda rezidencës ku u arrestua narkotrafikanti shqiptar në Peru, palestër e pishina

Në pamje shihet rezidenca luksoze Casuarinas ku jetonte shqiptari.

8 Shtator 2022, 17:54 Nga F.M
Njihej si Tyson! Brenda rezidencës ku u arrestua narkotrafikanti shqiptar
Tyson dhe Kadri Gjoci

PERU- Mediat peruane kanë publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit Kadri Gjoci, i cili u vu në pranga një javë më parë për trafikun e afro 3 ton kokainë që në Evropë supozohet të kapte vlerën e mbi 133 milionë dollarëve.

Në pamje shihet rezidenca luksoze Casuarinas ku jetonte shqiptari. Vila duket se ka kopësht, një pishinë, një palestër dhe komoditete të ndryshme. Mediat peruane shkruajnë gjithashtu se Gjoci njhej si “Tyson” nga vendasit dhe anëtarët e grupit për shkak të ngjashmërisë që kishte në pamje me boksierin amerikan.

Agjentët e Antidrogës vijojnë hetimet për këtë rast për të identifikuar lidhjet e tjera të këtij grupi.

KLIKONI PËR TË PARË VIDEON

kadri gjoci

Sondazh

Poll