Politike

VD-Debate të forta në Kuvend, Berishës i pritet fjala, Felaj: Ulu në vend mos blloko foltoren!

Kreu i PD-së u kthye dhe pyeti se për çfarë ishte ajo tabelë, por kur pa çmimet, u tha 'bravo' deputetëve dhe vijoi të fliste. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj kërkoi që Berisha të ulej në vend, pasi kërkesën e tij nuk e konsideroi fjalë për procedurë. 

8 Shtator 2022, 15:31 Nga e.k
VD-Debate të forta në Kuvend, Berishës i pritet fjala, Felaj: Ulu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka debatuar me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend. Berisha mori fjalën dhe kërkoi prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Berisha tha se Rama duhet të jetë në Kuvend për të dhënë llogari para qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Në një moment që fliste Berisha, deputetët Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu u futën dhe ngjitën në një tabelë në një cep të Kuvendit. Kreu i PD-së u kthye dhe pyeti se për çfarë ishte ajo tabelë, por kur pa çmimet, u tha 'bravo' deputetëve dhe vijoi të fliste. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj kërkoi që Berisha të ulej në vend, pasi kërkesën e tij nuk e konsideroi fjalë për procedurë. 

Pjesë nga fjala në Kuvend:

Sali Berisha: Kreu juaj duhet të jetë këtu...

(Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu futen dhe vënë tabelën)

Sali Berisha: Çfarë ëhstë kjo tabelë këtu, Dashnor Sula, bravo...

Ermonela Felaj: Fjala juaj është pa procedurë...

Sali Berisha: Jo, jo, një minutë, kreu juaj duhet të jetë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Zoti Berisha ju lutem uluni.

Sali Berisha: Kosova u dha 100 euro çdo pensionisti

Ermonela Felaj: Uluni, teknika, fikini mikrofonin, fjala e zotit Berisha nuk është procedurë.  Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lani rrobat me 90 gradë

Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia e foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni

sali berisha

Sondazh

Poll