Politike

Sulmi kibernetik/ Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Biden bisedë me Ramën: SHBA qëndron krah jush

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sullivan me anë të një postimi në twitter ku shkruan se SHBA qëndron krah aleatit të saj të NATO-s.

8 Shtator 2022, 16:15 Nga e.k
Sulmi kibernetik/ Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Biden
Jake Sullivan

TIRANË- Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka biseduar sot me kryeministrin Rama pas sulmit kibernetik të kryer nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sullivan me anë të një postimi në twitter ku shkruan se SHBA qëndron krah aleatit të saj të NATO-s.

"Kam folur sot me kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik", shkruan ai.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

jake sullivan irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll