Bota

Mbretëresha Elizabeth është keq; E gjithë familja mbretërore pranë saj në Balmoral, ç'pritet të ndodhë?

Në Balmoral, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla nxituan për të shkuar Balmoral,  po ashtu edhe Princi William. Princesha Anne ndodhet pranë të ëmës në kështjellë, ndërsa princat Andrew dhe Edward janë ende rrugës.

8 Shtator 2022, 15:21 Nga k.m.
Mbretëresha Elizabeth është keq; E gjithë familja
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Alarmi se Mbretëresha Elisabeth është bërë keq është përhapur kudo në botë dhe jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që ajo po mbahet nën mbikëqyrjen mjekësore - Harry dhe Meghan po udhëtojnë gjithashtu për në Skoci për ta takuar për herë të fundit. 

“Mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën vëzhgim mjekësor. Mbretëresha mbetet në Balmoral,"-shton Buckingham.

Në Balmoral, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla nxituan për të shkuar Balmoral,  po ashtu edhe Princi William. Princesha Anne ndodhet pranë të ëmës në kështjellë, ndërsa princat Andrew dhe Edward janë ende rrugës. Dukesha e Kembrixhit, Kate nuk ka shkuar në Skoci, pasi iu desh të priste kthimin e fëmijëve nga shkolla.

Vihet re se dje të mërkurën monarkja britanike anuloi një takim me këshilltarët e saj, i cili ishte planifikuar për pasdite, pas rekomandimit të mjekëve të saj për të pushuar. Anna Whitelock, një pedagoge në historinë e monarkisë në qytetin e Londrës, i tha BBC-së se njoftimi i Pallateve sugjeronte se situata ishte shumë e vështirë, duke shtuar se "fundi nuk është larg". Takimin e fundit Elisabeth e kishte m Liz Truss. Gjatë takimit ajo dukej e rraskapitur.

96-vjeçarja Elizabeth, mbretëresha më jetëgjatë e Anglisë, ka anuluar shumë nga dalje e saj publike, ndërsa nuk ka marrë pjesë në të katër ditët e festimeve të Jubileut të Platinumit të Britanisë. Sipas New York Times, koronavirusi që e kapi shkurtin e kaluar e ka “rraskapitur”.

 

mbretëresha elisabeth ii

Sondazh

Poll