Bota

Mediat serbe: CIA me çeçenët po përgatisin trazira në Kosovë

Sipas shkrimit thuhet se CIA me ndihmën e opozitës çeçene ka rekrutuar një numër të mercenarëve çeçenë që të krijojnë lidhje me formacione të armatosura në Kosovë.

8 Shtator 2022, 14:13 Nga e.k
Mediat serbe: CIA me çeçenët po përgatisin trazira
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Mediat serbe që kontrollohen direkt nga pushteti i Vuçiçit kanë vazhduar me propagandën se në Kosovë po përgatiten trazira nga shërbimi sekret amerikan CIA në bashkëpunim me çeçenët.

Novosti serb shkruan se CIA ka punësuar grupe ekstremiste dhe kriminale që të shkaktojnë incidente në Kosovë.

"Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) punësoi grupe ekstremiste dhe kriminale, të cilat në periudhën e ardhshme duhet të shkaktojnë incidente në vijën administrative me të ashtuquajturit, Kosova. Kjo do të ishte një arsye për rritjen e numrit të ushtarëve të NATO-s në provincën tonë jugore dhe qëllimi përfundimtar është të shtypet ndikimi i Rusisë në Ballkan", thuhet në artikull.

Sipas shkrimit thuhet se CIA me ndihmën e opozitës çeçene ka rekrutuar një numër të mercenarëve çeçenë që të krijojnë lidhje me formacione të armatosura në Kosovë.

Në artikullin e kësaj gazete thuhet se plani është që “këto forca të vishen si ushtarë serbë dhe të sulmojnë policinë e Kosovë për të provokuar reagimin e KFOR-it nga baza e Bondsteel-it”.

Në propagandë e sipër, ky medium shkruan se “situata mund të minojë sigurinë e serbëve në Kosovë”.

serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll