Bota

Raporti i FBI-së: Trump fshehu dokumentet sekrete ruse! Frikësohej se Biden do t’i shkatërronte

Ish-presidenti Trump është akuzuar për lidhje të ngushta me Kremlinin, i cili dyshohet se ka mbështetur fushatën e tij zgjedhore në mënyra të ndryshme.

8 Shtator 2022, 14:07 Nga e.k
Raporti i FBI-së: Trump fshehu dokumentet sekrete ruse! Frikësohej se
Donald Trump

SHBA- Donald Trump thuhet se u ka thënë ndihmësve të ngushtë se vendosi të ruajë dokumentet në lidhje me hetimin e marrëveshes së fshehtë ruse, sepse kishte frikë se administrata e Joe Biden do t’i “shkatërronte” ato.

Ish-presidenti Trump është akuzuar për lidhje të ngushta me Kremlinin, i cili dyshohet se ka mbështetur fushatën e tij zgjedhore në mënyra të ndryshme. Trump ishte i shqetësuar se administrata e Biden do të shkatërronte “provat” që mund të vërtetonin se lideri republikan kishte gabuar, raportoi Rolling Stone, duke cituar njerëz të njohur me situatën.

Të mërkurën, Trump shkoi në Truth Social, platforma e mediave sociale e themeluar nga grupi i tij, duke u ankuar se FBI-ja kishte vjedhur të dhënat e tij personale mjekësore gjatë një kontrolli në pronën e tij në Palm Beach, edhe pse urdhri thoshte se çdo gjë rreth materialeve të klasifikuara gjithashtu mund të sekuestrohej dhe më pas t’i kthehej.

donald trump

Sondazh

Poll