Bota

Deklarata e Vuçiç: Na ka goditur shumë njohja e Kosovës nga Izraeli

Presidenti serb ka thënë se populli hebre mbetet mik me popullin serb pasi ata janë në të njëjtën anë tv historisë.

8 Shtator 2022, 14:33 Nga d.a.
Deklarata e Vuçiç: Na ka goditur shumë njohja e Kosovës
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është lënduar shumë kur Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se ka bërë gjithçka për ta kaluar situatën.

Në një intervistë për Jerusalem Post, presidenti serb ka thënë se populli hebre mbetet mik me popullin serb pasi ata janë në të njëjtën anë të historisë.

Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës, gjë që na lëndoi shumë. Por ne bëmë të pamundurën për ta kapërcyer atë situatë. Dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet tona me mirëbesim dhe se do të jemi në gjendje të krijojmë besim dhe besim të vërtetë midis dy kombeve tona”.-tha Vuçiç.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është bërë si pjesë marrëveshjes së Uashingtonit, më 4 shtator 2020. Aso kohe, kryeministër i Kosovës ishte, Avdullah Hoti, ndërsa presidenti i Serbisë ishte Vuçiç. Kosova dhe Serbia nënshkruajtën dy dokumente të ndryshme, në dokumentin që e nëshkroi Hoti ishte e dhe njohja e Kosovës nga izraeli.

Por kishte një kusht, vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, një lokacion i kontestuar gjeopolitikisht, por i njohur nga SHBA si kryeqytet hebrej. 

aleksander vucic njohja e kosoves nga izraeli

Sondazh

Poll