Bota

Mbretëresha Elisabeth II s'është mirë, mjekët po e mbajnë në vëzhgim

Duke qenë se shëndeti i mbretëreshës nuk është i mirë pranë saj po shkojnë Princi Charles, e djali i tij, William. Bashkë me ta po udhëton edhe Dukesha e Cornwall-it, Camilla.

8 Shtator 2022, 13:55 Nga k.m.
Mbretëresha Elisabeth II s'është mirë, mjekët po e
Mbretëresha Elisabeth II

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral. Sipas mediave të huaja, mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj, ndaj edhe po mbahet nën kujdesin e tyre.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha është ende në Balmoral,"- thuhet në një deklaratë.

Duke qenë se shëndeti i mbretëreshës nuk është i mirë pranë saj po shkojnë Princi Charles, e djali i tij, William. Bashkë me ta po udhëton edhe Dukesha e Cornwall-it, Camilla.

Njoftimi vjen pasi Mbretëresha, 96 vjeçe, takoi kryeministren e re të vendit Liz Truss. Mbretëresha emëroi zonjën Truss si pasardhësen e Boris Johnson, por në vend që të udhëtonte për në Londër për ngjarjen, kryeministrja e re shkoi tek ajo në Balmoral.

 

mbretëresha elisabeth ii

Sondazh

Poll