Politike

VD-Paketa e Qeverisë, Braçe: E pamjaftueshme për pensionistët. Ekonomia po rrezikon nga energjia

Braçe tha se paketa duhet vlerësuar mirëpo nuk është e mjaftueshme kur bëhet fjalë për pensionet.

8 Shtator 2022, 14:06 Nga A.B
VD-Paketa e Qeverisë, Braçe: E pamjaftueshme për
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi gjatë seancës së sotme paketën e krizës energjitike të prezantuar ditën e sotme nga Qeveria. Braçe tha se paketa duhet vlerësuar mirëpo nuk është e mjaftueshme kur bëhet fjalë për pensionet.

'Meritojnë të gjithë respektin qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kujdes, 40 miliard lekë vijnë nga rritja e cmimeve e cila për disa kategori ka qënë e gjërë. 13.4 miliard lekë vjen nga administrimi. Kemi sufiçit të buxhetit, kemi shumë të ardhura, më pak shpenzime madje po shkurtojmë shpenzimet. 5.1 miliard më pak. Po arkëtojmë më shumë dhe po shpenzojmë më pak, borxhi publik po vjen duke u ulur. Vijon mbrojtjen e shtresave në nevojë, zgjeron investimet publike, garanton pagesën e qerasë, një gjë e mirë paguhen 1.2 miliard lekë për librat falas për fëmijët. Fatura energjitike më e shtrenjtë, do të jetë problem. Unë mendoj se buxheti gjykon mjaftueshëm. Mendoj se situata ekonomike ka nevojë për qetësim e mirëkuptim. Ka nevojë për transparencë, guxim e reformë e përulje. Numrat nuk duhet të na bëjnë të mburremi por të përulemi. Na duhen punë për të arritur nivelin e familjeve që kanë nevojë. Tani është koha që puna të shkojë përtej 13.4 miliardëve. U bë mirë që sezoni i verës u mbajt butë e qetë por tani a gjeni të deklaruar nga 1 mijë euro nata vila në Dhërmi, a gjeni të deklaruara shishe uji me cmim 60 lekë. Mi gjeni këto? Klima e qetë administrative nuk duhet të jetë e njëanshme, duhet të jenë të gjitha të deklaruara. Ekonomia rrezikon nga energjia. Qeveria të ndërtojë vepra publike. Paketa mbështetëse është për t'u vlerësuar ama në aspektin e pensioneve për mua është e pamjaftueshme.'- tha Braçe.

erion brace seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2022, 13:23 k.m.

"Nder&respekt!"/ Rama takohet me Mattarellën

Sergio Mattarella dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri presidentin italian, Sergio Mattarella. Teksa Mattarella i...