Politike

VD-Noka 'shpërthen' në Kuvend: Mua nuk më kanë zgjedhur Ali Basha por demokratët

Noka deklaroi nga salla e Kuvendit se atë e kanë zgjedhur qytetarët e jo Lulzim Basha.

8 Shtator 2022, 13:29 Nga A.B
VD-Noka 'shpërthen' në Kuvend: Mua nuk më kanë
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi nga salla e Kuvendit se atë e kanë zgjedhur qytetarët e jo Lulzim Basha. Noka shtoi se askush nuk e përcakton se si është ai, deputet i varur apo i pavarur, e se këtë e bëjnë vetëm qytetarët. 

'Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Ali Basha, jam deputet i PD, më thoni cili nen i kodit apo i kushtetutës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më përcaktojë se si jam unë. Nuk mund të ma caktojë askush për sa kohë nuk është e caktuar në Kushtetutë e në rregullore. Nxirreni aty e thoni se në cilën nen e ligj apo në këtë vendim se Flamur Noka nuk është deputet i PD, ju jeni thjesht spikere, ju duhet ti referoheni ligjit e rregullores. '- tha Noka. 

flamur noka seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2022, 13:23 k.m.

"Nder&respekt!"/ Rama takohet me Mattarellën

Sergio Mattarella dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri presidentin italian, Sergio Mattarella. Teksa Mattarella i...