Aktualitet

Terrorizuan Riminin! Dy të rinjtë qëllonin në ajër nga skuteri, i kap Policia, me vetë kishin 'stemën' e Policisë Bashkiake

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë me agjentët të cilët kanë nisur të kontrollojnë rrugët e fshatit derisa kanë gjetur dy të rinjtë në skuter.

8 Shtator 2022, 08:49 Nga k.m.
Terrorizuan Riminin! Dy të rinjtë qëllonin në ajër nga
Sendet e vjedhura

ITALI- Dy të rinj kanë terrorizuar Riminin duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Mediat italiane kanë bërë me dije se alarmi i parë erdhi rreth orës 16:00 kur nga via Buonanotte, midis kishës së San Lorenzo a Monte dhe fabrikës Galvanina, ndërsa dëshmitarët flisnin për dy persona të hipur në një skuter që qëllonin pa u reshtur.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë me agjentët të cilët kanë nisur të kontrollojnë rrugët e fshatit derisa kanë gjetur dy të rinjtë në skuter. Policia ndaloi një shtetas shqiptar dhe një italian, të cilët sipas asaj që rezultoi kishin qëlluar të paktën 7 të shtëna. Kërkimet, iu gjet një pistoletë gjysmë automatike Crvena-Zastava e prodhimit serb, e cila mendohet ishte fshehur në xhepin e njërit prej dy të rinjvve. Po ashtu, ata kishin me vete fishekë të kalibrit 14 .32 si dhe 6 distinktivë false duke u hequr si punonjës të Policisë apo dhe të Guardia di Finanza. Madje me vete kishin dhe një tabelë që lexonte "Policia Bashkiake". 

Dy të rinjtë, të paidentifikuar, akuzohen për armëmbajtje pa leje, por të dy janë dërguar në burg, ku edhe do të presin vendimin e Gjykatës për shkeljet e kryera. 

itali

Sondazh

Poll