Aktualitet

Përleshje masive mes një shqiptari dhe 3 maqedonasve në Itali, plagoset italiani që ndërhyri për ti ndarë

Gjatë përleshjes, një nga maqedonasit, i armatosur me një çelës, preu në fytyrë një shtetas italian, i cili po përpiqej ti ndante katër personat e përfshirë, të cilët pësuan plagë të konsideruara të shërueshme në 30 ditë. Më pas përleshja ka vazhduar për disa minuta edhe në prani të disa personave të cilët në atë moment ndodheshin në shesh dhe më pas autorët e sherrit janë larguar.

8 Shtator 2022, 08:36 Nga d.a.
Përleshje masive mes një shqiptari dhe 3 maqedonasve në Itali,
vendngjarja

ITALI- Në qendrën historike të Sant'Egidio alla Vibrata, në Piazza Duca degli Abruzzi, ka ndodhur një sherr i dhunshëm, për arsye banale, ku u përfshinë nga njëra anë një shtetas shqiptar, banues në Civitella Del Tronto dhe tre shtetas të tjerë maqedonas, përkatësisht banues në komunat Sant'Egidio Alla Vibrata, Maltignano dhe Folignano.

Sipas mediave vendase, gjatë përleshjes, një nga maqedonasit, i armatosur me një çelës, preu në fytyrë një shtetas italian, i cili po përpiqej ti ndante katër personat e përfshirë, të cilët pësuan plagë të konsideruara të shërueshme në 30 ditë. Më pas përleshja ka vazhduar për disa minuta edhe në prani të disa personave të cilët në atë moment ndodheshin në shesh dhe më pas autorët e sherrit janë larguar.

Karabinierët e stacionit Sant'Egidio alla Vibrata morën imazhet e disa sistemeve të bizneseve private të mbikëqyrjes në shërbim në zonë si dhe ka dëgjuar dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje, mes të cilëve disa tregtarë dhe italianin e plagosur.

Prokurori Publik përgjegjës për dosjen ka kërkuar nga gjyqtari për hetime paraprake dhënien e masave të sigurimit në ngarkesë të katër të huajve. Prokuroria për llogari të tre maqedonasve ka nxjerrë masën e paraburgimit me burg, ndërsa për shqiptarin një masë të ngjashme është shqiptuar në arrest shtëpiak me aplikimin e byzylykut elektronik.

policia italiane sherr mes shqiptarit dhe maqedonasve

Sondazh

Poll