Art&Argëtim

Nëna e mbështet! Kim Kardashian dëshiron lidhje të re, i 'vë syrin' Elon Musk

Ylli i Keeping Up With the Kardashians është gati të hedhë pas krahëve lidhjen me Pete Davidson dhe i ka vënë sytë Elon Musk, i cili është më i pasur se ajo

7 Shtator 2022, 14:01 Nga A.B
Nëna e mbështet! Kim Kardashian dëshiron lidhje të re, i
Elon Musk dhe Kim Kardashian

SHBA- Ylli amerikan i realitetit televiziv Kim Kardashian thuhet se dëshiron të krijojë romancë me miliarderin Elon Musk.

International Business Times duke cituar National Enquirer, raportoi se ylli i Keeping Up With the Kardashians është gati të hedhë pas krahëve lidhjen me Pete Davidson dhe i ka vënë sytë Elon Musk, i cili është më i pasur se ajo.

Raporti thotë se ish-gruaja e Kanye West dëshiron të sigurohet që i dashuri i saj i ardhshëm do të jetë ultra i pasur si shefi i Tesla-s, Elon Musk.

Nëna e Kim, Kris Jenner, gjithashtu e mbështet vajzën në dëshirën për të pasur një person të pasur se vetja. Burimi thotë se "Kris do të donte që ajo të takohej me Elon Musk, por nuk ka pasur asnjë lloj interesi nga ana e tij".

Kim nuk i është përgjigjur ende raportimeve se ajo është e interesuar të takohet me Elon Musk.

Burimi: Geonews

kim kardashian elon musk

Sondazh

Poll