Bota

FOTO/ Kompania Apple nesër mban eventin vjetor të saj dhe prezanton Iphone 14

Ditën e nesërme, kompania Apple do të mbajë eventin vjetor të saj. Prezantimi i iPhone 14 padyshim që është momenti më i pritur për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Gjithashtu do të prezantohen edhe modelet e reja të Apple Watch dhe AirPod.

6 Shtator 2022, 21:34 Nga s.s
FOTO/ Kompania Apple nesër mban eventin vjetor të saj dhe prezanton
Iphone 14

SHBA- Ditën e nesërme, kompania Apple do të mbajë eventin vjetor të saj. Prezantimi i iPhone 14 padyshim që është momenti më i pritur për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Gjithashtu do të prezantohen edhe modelet e reja të Apple Watch dhe AirPod. Kompania pritet të lançojë katër modele të reja të iPhone që mund të quhen iPhone 14.

Pajisjet e reja do të kenë kamera të përmirësuara dhe versionet më të shtrenjta të iPhone 14 Pro mund të kenë një prerje më të vogël në formë pilule në pjesën e sipërme të ekranit të pajisjes kundrejt “notch”-it që kanë iPhone-ët aktualë dhe thuhet se do të përfshijnë ekrane gjithmonë të ndezura. AirPodët e rinj do të jenë përditësim i atyre që dolën në shitje në tetor të vitit 2019, ndërsa AirPodët Pro nuk do të ketë një dizajn dramatikisht të ndryshëm nga ata të mëparshmet, raporton Daily Mail.

FOTO/ Kompania Apple nesër mban eventin vjetor të saj dhe prezanton
Ndryshimi midis Iphone 13 Pro dhe 14 Pro

Ato do të kenë proçesorin H1, për cilësi të përmirësuar audio dhe jetëgjatësi të baterisë. Kufjet pritet gjithashtu të vijnë me një kuti karikimi të ridizajnuar që përmban aftësi më të fuqishme. Është raportuar se gjerësia e tyre sipas serive do të përfshijnë një iPhone 14 6.1 inç, një iPhone 14 Pro 6.1 inç, një iPhone 14 Max 6.7 inç dhe një iPhone 14 Pro Max 6.7 inç. 

Kur bëhet fjalë për ngjyrat, informacionet më të fundit sugjerojnë se iPhone 14 dhe 14 Max do të jenë të disponueshëm në Midnight (e zezë), Starlight (e bardhë), Blu, E kuqe, Vjollcë dhe Jeshile. Për modelet përkatëse Pro, opsionet e ngjyrave do të jenë Grafit, Argjend, Ari, Vjollcë dhe Jeshile.

iphone 14 kompania apple

Sondazh

Poll