Bota

EMRAT/ Liz Truss nis emërimin e kabinetit të ri! Bashkëpunëtorët e vjetër marrin postet e rëndësishme

Sipas BBC Therese Coffey do të jetë sekretarja e re e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrja, numri dy i qeverisë. Ajo është një aleate afatgjatë politike e Liz Truss, deputetja për Suffolk Coastal ishte së fundmi sekretari i punës dhe pensioneve në kabinetin e Boris Johnson.

6 Shtator 2022, 20:35 Nga e.k
EMRAT/ Liz Truss nis emërimin e kabinetit të ri!
Therese Coffey

BRITANI- Lizz Truss ka nisur nga puna për emëruar kabinetin e ri qeveritar pak orë pasi mori zyrtarisht detyrën dhe u betua para Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas BBC Therese Coffey do të jetë sekretarja e re e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrja, numri dy i qeverisë. Ajo është një aleate afatgjatë politike e Liz Truss, deputetja për Suffolk Coastal ishte së fundmi sekretari i punës dhe pensioneve në kabinetin e Boris Johnson.

Ndërkohë mësohet se Kwasi Kwarteng  do të jetë njeriu përgjegjës për ekonominë.

Ai ishte më parë sekretar biznesi nën Boris Johnson. Gjithashtu vlen të theksohet se ka qenë mbështetës i zëshëm i formave të reja të energjisë, veçanërisht energjisë bërthamore, por ishte gjithashtu një nga kampionët në administratën e mëparshme të futjes së më shumë burimeve të rinovueshme, si më shumë ferma me erë dhe diellore në tokë, me stimuj si faturat më të lira të energjisë ku kishte mbështetje lokale.

Ndër të tjera, James Cleverly ka marrë rolin e sekretarit të jashtëm në qeverinë e re të Liz Truss dhe Suella Braverman do të jetë sekretarja e Brendshme, shkruan BBC.

Braverman ka mbajtur më parë detyrën e prokurores së përgjithshme në qeverinë e Boris Johnson dhe ishte personi i parë që njoftoi synimin e saj për të marrë pjesë në garën e lidershipit konservator në fillim të këtij viti. Ndërkohë James Cleverly ka qenë ministër i Jashtëm si për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe më vonë për Evropën dhe Amerikën e Veriut. Së fundmi ai shërbeu si sekretar arsimi në qeverinë e Boris Johnson.

liz truss

Sondazh

Poll