Bota

Kriza energjitike, qeveria skoceze: Nuk ndalojmë dot rritjen e faturave të energjisë, por sigurojmë që qiratë nuk do rriten

Edhe tarifat e hekurudhave në ScotRail do të ngrihen të paktën deri në mars 2023 dhe pagesa e fëmijëve skocez do të rritet në 25 paund në javë për çdo fëmijë nga nëntori. Ndërsa sigurimi i ushqimit falas në shkollë do të shtrihet deri te nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë.

6 Shtator 2022, 21:01 Nga e.k
Kriza energjitike, qeveria skoceze: Nuk ndalojmë dot rritjen e faturave
Edinburgu, kryeqyteti i Skocië

SKOCI- Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qiramarrësit të përballojnë krizën gjatë periudhës së dimrit. Këtë e ka bërë të ditur ministrja Nicola Sturgeon e cila, njoftoi masën duke treguar planet e qeverisë për të përballuar krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.

"Ne do të ndërmarrim veprime të menjëhershme për të mbrojtur qiramarrësit në sektorin privat dhe social të qirasë," tha Sturgeon.

Njoftimi i Sturgeon vjen ndërsa frika për një recesion global rritet mes inflacionit në rritje. Ministrja tha se hapat ishin për të zbutur ndikimin e një krize që përshkallëzohet me shpejtësi. 

Edhe tarifat e hekurudhave në ScotRail do të ngrihen të paktën deri në mars 2023 dhe pagesa e fëmijëve skocez do të rritet në 25 paund në javë për çdo fëmijë nga nëntori. Ndërsa sigurimi i ushqimit falas në shkollë do të shtrihet deri te nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë.

"Qeveria skoceze nuk ka fuqinë për të ndaluar rritjen e faturave të energjisë, por ne mund dhe do të ndërmarrim veprime për t'u siguruar që qiraja të mos rritet", shtoi ajo.

skoci nicola sturgeon

Sondazh

Poll